‘Ndikoi në tenderin e tunelit të Llogarasë dhe ‘Lotit 4’ në unazë’/ SPAK reagon për masat ndaj Ballukut

‘Ndikoi në tenderin e tunelit të Llogarasë dhe ‘Lotit 4’ në unazë’/ SPAK reagon për masat ndaj Ballukut

Prokuroria e Posaçme ka reaguar zyrtarisht në lidhje me hetimet, akuzat dhe masat e marra në drejtim të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila u pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta. Në njoftimin për mediat, SPAK sqaron se Balluku ka vepruar në bashkëpunim me vartësit e saj, prej fazës përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave, deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues. Njoftimi i SPAK: Hetimi i SPAK për procedurat e prokurimit të tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Jashtme, caktohen masa sigurie për të pandehurit Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njofton se, në vijim të hetimeve për procedimin penal nr.136 të vitit 2025, janë evidentuar shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe...