‘Të çojmë përpara ritmin e negociatave me BE-në’, Peleshi takim me Marta Kos

‘Të çojmë përpara ritmin e negociatave me BE-në’, Peleshi takim me Marta Kos

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti pasditen e sotme në një takim Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Europian, Marta Kos. Takimi u zhvillua në kuadër të ecurinë e integrimit europian dhe prioritetet e këtij procesi pas çeljes së të gjithë kapitujve të negociatave. Gjatë takimit, Komisionerja Kos vlerësoi rezultatet e arritura nga Shqipëria, duke theksuar se vendi ka bërë progres mbresëlënës. “Është e lehtë të mbështesësh Shqipërinë për shkak të performancës së lartë. Zgjerimi e bën Europën më të fortë. Shqipëria në vitet e fundit ka bërë një punë të shkëlqyer. Vlerësojmë shumë mbështetjen popullore dhe konsensusin politik e parlamentar për integrimin në BE”,-tha Kos. Kryeparlamentari Peleshi nënvizoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin europian, duke e cilësuar atë si prioritet madhor dhe objektiv...