Moti i keq, si paraqitet situata në 12 qarqet e vendit

Moti i keq, si paraqitet situata në 12 qarqet e vendit

Gjatë orëve të fundit, situata në pjesën më të madhe të territorit të vendit ka qenë më e qetë, për shkak edhe të qetësimit të reshjeve të shiut. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se monitorimi i vazhdueshëm i nivelit të lumenjve, argjinaturave dhe infrastrukturës rrugore vijon ndërsa po kryhen ndërhyrjet në terren. SITUATA SIPAS QARQEVE QARKU LEZHË Po punohet me 12 mjete vetëshkarkuese dhe 2 ekskavatorë në argjinaturën e Lagunës së Vainit. Përmbytjet në këtë zonë janë të kufizuara vetëm në toka bujqësore. Në Kurbin vijon puna për riparimin e rrugës Skuraj–Gallatë–Vinjollë dhe mbushja e shpatullave të urave. Në Mirditë po punohet në aksin Rrëshen–Bukmirë me mjete të rënda. Në njësitë Fan dhe Selitë vijon rehabilitimi i rrugëve rurale. Lumi Drin ka tendencë rënie. Furnizimi me...