GJKKO “vë në ngërç” qeverinë, Konstitucionalistja Aurela Anastasi tregon lëvizjet e Edi Ramës

GJKKO “vë në ngërç” qeverinë, Konstitucionalistja Aurela Anastasi tregon lëvizjet e Edi Ramës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sqaroi gazetarët se nuk ka një njoftim zyrtar sa i përket raportimeve që Belinda Balluku është pezulluar nga detyra e zv. kryeministres. Një vendim që do të prekte drejtpërdrejtë qeverinë e Edi Ramës, me kryeministrin të detyruar për të ndërhyrë në strukturën qeverisëse. Legjislacioni shqiptar ia reflekton diçka të tillë, pikërisht në nenin 95 të Kushtetutës së Shqipërisë. Ky nen parashikon se Këshilli i Ministrave është i përbërë nga tre hallka kryesore: Kryeministri, Zv. Kryeministri dhe ministrat. Në këtë rast, një vendim për pezullimin e Ballukut nga detyra e saj çon në ngërç qeverinë Rama që i duhet doemos zëvendësi për punën e Këshillit të Ministrave. Lidhur më këtë çështje, Newsbomb.al kontaktoi profesoreshën e njohur, Aurela...