Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes: Ja si paraqitet situata në 12 qarqe
Ditët e fundit me reshje intensive shiu që kanë përfshirë Shqipërinë, kanë prekur të gjitha qarqet e vendit, ku janë shfaqur problematika të ndryshme. Përmes një njoftimi, Ministria e Mbrojtjes thekson se po kryhet monitorimi i vazhdueshëm i nivelit të lumenjve, argjinaturave dhe infrastrukturës rrugore vijon pa ndërprerje, ndërsa ndërhyrjet në terren po kryhen me intensitet të lartë për garantimin e sigurisë së banorëve në zonat e prekura. Ministria e Mbrojtjes ka ndarë edhe një informacion më të përditësuar të situatës sipas qarqeve: Qarku Lezhë Po punohet me 12 mjete vetëshkarkuese dhe 2 ekskavatorë në argjinaturën e Lagunës së Vainit, Përmbytjet në këtë zonë janë të kufizuara vetëm në toka bujqësore. Në Kurbin vijon puna për riparimin e rrugës Skuraj–Gallatë–Vinjollë dhe mbushja e shpatullave të...