Nesër Samiti i BE në Tiranë, Spiropali mirëpret Marta Kos, xhiro nëpër rrugët e Tiranës

Nesër Samiti i BE në Tiranë, Spiropali mirëpret Marta Kos, xhiro nëpër rrugët e Tiranës

Në vigjilje të Samitit të rëndësishëm të Bashkimit Evropian për Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor, i cili zhvillohet nesër në Tiranë, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mirëpriti Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos. Pritja, e cilësuar si miqësore, u zhvillua në rrugët e kryeqytetit, ku Spiropali dhe Kos u shfaqën mes qytetarëve, duke dërguar një mesazh të qartë afërsie dhe bashkëpunimi. “Me Martën, nëpër Tiranë Në vigjilje të Samitit për Planin e Rritjes të BE për Ballkanin Perëndimor që mbahet nesër në vendin tonë, mirëprita në Tiranë miken e Shqipërisë, Komisioneren për Zgjerimin Marta Kos, gruan që rrezaton energji, përkushtim dhe mbështetje për vlerat, autenticitetin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan Spiropali. Agjenda e Samitit Nesër, Shqipëria do të mirëpresë...