Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Gjirokastër, sherr për pronat në Humelicë
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. M., 64 vjeç, banues në fshatin Humelicë, pasi dyshohet se është konfliktuar me shtetasin V. N., për motive pronësie. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.