Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tuneli i Llogarasë dhe Unaza e Madhe/ BIRN: Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Ballukun dhe i bllokon pasaportën…
Me vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Balluku është pezulluar nga posti i zëvendëskryeministres, ndërsa i është ndaluar edhe dalja jashtë territorit të Shqipërisë. “Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur masën e sigurimit personal ndalim i ushtrimit të detyrës dhe ndalim i daljes jashtë shtetit ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku,” tha një burim BIRN . “Po ashtu, janë caktuar masa sigurimi personal edhe ndaj dy personave të tjerë që janë nën hetim,” shtoi ai. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme bëri me dije se, duke qenë se masat e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka një njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun. “Në momentin e duhur procedural, do të...