Aksident në rrugën Tepelenë-Gjirokastër

Aksident në rrugën Tepelenë-Gjirokastër

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në afërsi të fshatit Mashkullorë në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë. Dy automjete tip BMË dhe Volksvagen janë përplasur me njëra-tjetrën duke dalë nga rruga. Shkak dyshohet shpejtësia dhe prania e lagështisë në rrugë. Efektivët e policisë ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.