Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Gjykata e Posaçme me ‘dorë të hekurt’ ndaj Ballukut/ E pezullon nga detyra dhe e ndalon të dalë jashtë vendit
Gjykata e Posaçme ka dhënë dy masa sigurie për Belinda Ballukun, pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zv. Kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe ndalim i daljes jashtë vendit, masa të shpallura pasditen e djeshme. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Erion Çela, i kërkuar nga prokurori Dritan Prençi, nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se ndaj zv.kryeministres Balluku akuzat për shkelje të barazisë në tendera lidhen me çështjen e tunelit të Llogorasë dhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë. Duke ju referuar burimeve, gazetarja Anila Hoxha raporton se hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit që ju është vendosur në dispozicion shkresa, janë urdhëruar të vënë në dijeni zv.kryeministren Belinda Balluku...