Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kërkuan Veliajn në mbledhje, SPAK rrëzon kërkesën e Këshillit Bashkiak Tiranë
SPAK nuk e ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak që Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen që do të mbahet ditën e nesërme ku do të diskutohet për buxhetin 2026. Burime e bëjnë me dije këtë, por nuk dihet nëse do ta lejojë kryebashkiakun që të marrë pjesë online në mbledhje. Në kërkesën e firmosur nga 22 anëtarë socialistë thuhej se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore. Kjo kërkesë erdhi pasi Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë dhe la Veliajn në detyrë si kryebashkiak i Tiranës.