Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Përmbytjet ‘paralizojnë’ vendin/ Situata mbetet problematike në zonën e Tales, prishet argjenatura e hidrovorit
Banorët e zonës se Mylte në Tale raportojnë se niveli i ujit është rritur ndjeshëm gjatë orëve të fundit, duke dalë nga këneta dhe duke përmbytur disa rrugë, oborre dhe sipërfaqe bujqësore. Situata paraqitet problematike, ku banorët janë ende të bllokuar, duke rrezikuar tokat bashkë me bagëtitë. Duket se situata është ende në vesh të shurdhër pasi këta banorë kanë kohë, dhe nuk po marrin asnjë ndihmë. Sipas banorëve, problemi ka nisur pas çarjes së argjinaturës së kanalit kryesor, e cila shërben si mbrojtje për zonën e banuar. Çarja dyshohet të ketë lejuar depërtimin e menjëhershëm të prurjeve të mëdha të ujit, duke e vënë komunitetin në rrezik.