Edhe 5 cigare në ditë mund të rrisin rrezikun e atakut në zemër

Edhe 5 cigare në ditë mund të rrisin rrezikun e atakut në zemër

Thuaji lamtumirë pirjes së duhanit. Tani. Të pakësosh sasinë e cigareve nuk mjafton. Sepse edhe pirja e disa cigareve në ditë rrit rrezikun e pamjaftueshmërisë kardiake, përveç dëmtimit të arterieve. Mendo vetëm: edhe pirja e vetëm dy deri në pesë cigareve në ditë rrit rrezikun e pamjaftueshmërisë kardiake me 50%, me të gjitha problemet kronike shëndetësore që lidhen me të për shëndetin individual dhe publik. Natyrisht, rreziku llogaritet krahasuar me atë të dikujt që nuk ka pirë kurrë duhan. Jo vetëm kaq. Duhanpirësit që vetëkufizohen duke zvogëluar numrin e cigareve që pinë, rrisin rrezikun e vdekjes nga çdo shkak me 60%. Kjo do të thotë që edhe pirja e disa cigareve në ditë është e rrezikshme. Kjo sipas një studimi mbi të dhënat e mbledhura...