Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
VIDEO/ Flakët ‘pushtojnë’ hotelin 27-katësh në Turqi, disa të plagosur
Një zjarr ka shpërthyer në një hotel në Stamboll të Turqisë. Sipas raportimeve, incidenti ndodhi në një hotel 27-katësh në Sultangazi. Zjarrfikësit, policia dhe personeli i ambulancës u dërguan në vendngjarje. Turistët vendas dhe të huaj u evakuuan nga ndërtesa. Katër persona pësuan thithje tymi gjatë incidentit dhe u shtruan në spital. Zjarri u shua nga zjarrfikësit. Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi incidentin. Një hetim për çështjen është duke u zhvilluar.