Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Moti i keq/ Lumi Seman del nga shtrati në Ngurrëz të Vogël dhe Imshtë të Lushnjës! 180 ha tokë bujqësore e përmbytur
Rritja e nivelit të ujit në lumin Seman si rezultat i prurjeve nga zonat Berat e Skrapar ka bërë që lumi të dalë nga shtrati në zonën e Ngurrëzës së Vogël dhe Imshtës. Rreth 180 hektarë tokë bujqësore është përmbtytur brenda argjinaturës. Shtabi i emergjencave të bashkisë Lushnjë në bashkëpunim me Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit Fier që administron lumenjtë Seman e Shkumbin, paraprakisht kanë evakuuar stanet me bagëti e gjedhë. Sipas Inxhinierit të Drejtorisë së Ujërave dhe Kullimit Ferdinand Dervishi do të ketë akoma rritje të nivelit të ujit deri në mesditë e më pas niveli do të ulet.