Automjetet vështirësi për të qarkulluar/ Moti keq, prej një jave terminali i autobusëve në Bulqizë nën pushtetin e ujit

Automjetet vështirësi për të qarkulluar/ Moti keq, prej një jave terminali i autobusëve në Bulqizë nën pushtetin e ujit

Prej afro një jave terminali i autobusëve të linjave interurbane dhe të fshatrave është nën pushtetin e ujit. Ndonëse kanë kaluar 7 ditë, Bashkia Bulqizë ka qenë e pafuqishme për të zgjidhur situatën dhe të kthejë në normalitet operimin e terminalit. Niveli i ujit vijon të mbetet i lartë si në fushën e terminalit po ashtu edhe në rrugën që lidh dy lagjet e qytetit të Bulqizës. Kalimi në rrugë nga automjetet mbetet i vështirë ndërsa qytetarët shmangin kalimin në këtë zonë për shkak të pranisë së ujit. Ndërhyrja e Bashkisë Bulqizë me mjetin zjarrfikës nuk ka dhënë asnjë efekt duke e lënë zonën të përmbytur që prej fundjavës së kaluar. Shqetësuese situata mbetet edhe për bizneset që operojnë në këtë zonë ku e kanë...