Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rrezik nga prurjet në Mifol, Çako paralajmëron evakuime nëse lumi del nga shtrati
Kreu i emergjencave civile Haki Çako ka inspektuar në terren situatën në urën e Mifolit në zonën e Fierit. Situata vijon të mbetet në alert ka pohuar Çako, shkruan A2 CNN, pasi niveli i prurjeve në urën e Mifolit ka arritur 7, dhe prurjet nga Tepelena dhe Përmeti, pritet të arrijnë pikun në mesditë. Situata është monitoruar gjatë gjithë natës, ka pohuar Çako, por niveli aktual ka një risk të shtuar, dhe fatmirësisht për momentin nuk ka banesa të prekura. Sipas kreut të emergjencave në rast të daljes nga shtrati, do të ketë evakuime të banorëve dhe për këtë janë marrë të gjitha masat. Apeli është i qartë për të gjithë banorët përgjatë rrjedhës së lumit, përpara gjithçkaje është jeta e qytetarëve, ka thënë Çako....