Rama-Berisha sërish dorë për dore, një herë për ta rrëzuar, sot për ta rikthyer Veliajn në zyrë, si PD dhe PS…

Rama-Berisha sërish dorë për dore, një herë për ta rrëzuar, sot për ta rikthyer Veliajn në zyrë, si PD dhe PS…

Në Këshillin Bashkiak të Tiranës po ndodh skenari më i pabesueshëm i politikës së fundit: socialistët dhe demokratët po bashkohen sërish, këtë herë për t’i hapur rrugën rikthimit të Erion Veliajt në sallë. Vetëm një ditë pasi këshilltarët e Partisë Socialiste kërkuan nga SPAK leje që Veliaj të marrë pjesë fizikisht në mbledhje, të njëjtën gjë po kërkon edhe Partia Demokratike. Këshilltari i PD, Dorian Teliti, tha dje gjatë një prononcimi për mediat se opozita dëshiron të ketë Veliajn në sallë për t’ia thënë në sy çdo akuzë. “Të majtët vetë e larguan dhe vetë po e sjellin për disa orë liri. Opozita nuk është kundër, përkundrazi, e duam në sallë t’ia themi në sy. Ata e nxorën nga dera, ndërsa po e fusin nga...