Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Luftë e fortë për të kapur drejtimin e drejtësisë speciale, Keta dha Braho më të favorizuarit, ja ç’po ndodh me…
Skena e drejtësisë shqiptare është futur në fazën më tensionuese të viteve të fundit, ndërsa amerikanët duket se kanë hedhur peshën e tyre mbi garën për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Vizita e bujshme e Mark Fleming në Tiranë, një figurë kyçe e Departamentit të Shtetit, ka ndezur alarmin politik e mediatik: SHBA ka preferencat e veta, dhe ato janë më të qarta se kurrë. Burime diplomatike konfirmojnë se Klodian Braho dhe Jon Keta po shihen si dy figurat më të besueshme për të marrë drejtimin e institucioneve më të rëndësishme të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gara për BKH është më e forta në histori, me shtatë kandidatë të rëndësishëm: Andi Pogaçe, Artur Beu, Gentian...