Lumi Vjosa rrezik për tokat bujqësore, si paraqitet situata sot në qarkun e Fierit

Lumi Vjosa rrezik për tokat bujqësore, si paraqitet situata sot në qarkun e Fierit

Situata në qarkun e Fierit paraqitet jo problematike për sa i përket reshjeve të rëna gjatë natës të cilat kanë qenë intensive. Sipas informacionit të marrë pranë prefekturës Fier, ka një shtim të prurjeve në Përmet e Memaliaj, që mund të reflektohen gjatë mesditës në zonën tonë. Mund të ketë dalje të shtratit të Vjosës në tokat bujqësore, por avantazh është fakti që deti tërheq. Ndërkohë akset rrugore janë të kalueshme dhe nuk paraqiten probleme në furnizimin me ujë dhe energji elektrike.   Top Channel