Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Fermerët në humbje të mëdha/ Stuhia shkatërron 1,2 ha serra në qytetin e Fierit, situata bie në vesh të shurdhër
Stuhia dhe reshjet e shiut gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar dëme në bujqësi në Bashkinë Fier. Në Njësinë Administrative Cakran, fshati Buzemadh, u dëmtuan rreth 1.2 hektarë serra me luleshtrydhe, duke sjellë humbje të konsiderueshme për fermerët lokalë. Fermerët konfirmojnë dëmet dhe kanë shpërndarë edhe foto që dokumentojnë shkatërrimin e serave. Ata kërkojnë ndërhyrjen dhe mbështetjen e autoriteteve për të përballuar pasojat e motit të keq. Situata nga moti i keq vijon të jetë e rënduar. Lidhur me Fierin, referuar të dhënave mbi prurjet e lumit Vjosë, në pik matjet Përmet-Memaliaj, konstatohet një shtim me intensitet të shpejtë i prurjeve në lumin Vjosë, në pikëmatjen e Urës së Mifolit. Ndaj është rritur gatishmëria e strukturave operacionale për menaxhimin e çdo situate të mundshme....