Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vrau të riun pas debatit me kamarierin për një kafe në Manëz, vetëdorëzohet në polici autori, i sekuestrohet arma…
Daniel Pepa, i cili ndodhej në kërkim për vrasjen e Flori Paluçit në Manzë, pas një sherri për një kafe në lokal është vetëdorëzuar dje në policinë e Durrësit. Ai është arrestuar nga policia, ndërsa gjatë veprimeve procedurale, Pepës i është sekuestruar edhe një armë zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 tetor, në ambientin e jashtëm të një lokali në Manëz, ku u vranë me armë zjarri 33-vjeçari Flori Paluçi dhe 23-vjeçari Aranit Kurti. 21-vjeçari Daniel Pepa ka hyrë në lokal dhe është debatuar me kamarierin dhe me Flori Paluçin, i cili shoqërohej në lokal me disa të tjerë, ndër të cilët edhe Erald Cani i arrestuar për moskallëzim krimi. Pepa debatoi pasi kërkoi kafe ndërsa kamarieri Alteo Pepa i tha se ekspresi është...