Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Nuk kërkojmë falje”/ The Guardian: Tension mes qeverive të Tiranës dhe Londrës
Deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama kundër sekretares së Brendshme Britanike, Shabana Mahmood ka shkaktuar reagime në Londër. Fillimisht ishte ministrja britanike që në prezantimin e planit për emigracionin në parlament mori si shembull 700 familje shqiptare që u është refuzuar azili dhe vazhdojnë të qëndrojnë në vend duke u mbajtur me paratë e taksapaguesve. “Ne duhet të largojmë ata që kanë dështuar në kërkesat për azil, pavarësisht se kush janë ata. Sot, ne nuk po largojmë grupe familjare, edhe kur e dimë se vendi i tyre i origjinës është plotësisht i sigurt. Për shembull, ka rreth 700 familje shqiptare që jetojnë në strehim të financuar nga taksapaguesit që kanë dështuar në kërkesat e tyre për azil – pavarësisht një marrëveshjeje ekzistuese kthimi dhe Shqipërisë...