“Fati i Berishës varet nga…”, Kikia: Ja prova që e vendos ish-kryeministrin me shpatulla pas murit për “21 Janarin”

“Fati i Berishës varet nga…”, Kikia: Ja prova që e vendos ish-kryeministrin me shpatulla pas murit për “21 Janarin”

Analisti Mentor Kikia ka folur për Euronews Albania në emisionin Now me moderatoren Erla Mëhillin, lidhur me ngjarjen e 21 janarit dhe thirrjen e Sali Berishës në SPAK. Sipas tij, audio-përgjimi është pika e vetme që mund të përdoret për të provuar nëse Berisha ka dhënë urdhër apo jo për atë ngjarje. “Tani diskutohet për fundin dhe jo për fillimin. 21 janari ishte i organizuar që të ndodhte ashtu si ndodhi. Intensiteti i asaj demonstrate ishte i tillë. Ishte e organizuar. Skalioni ishte i përbërë nga Tepelena dhe Shkodra. Ambasada ishte lajmëruar atë ditë. Deri tani, protesta nuk është hetuar, është hetuar vetëm vrasja, pjesa përfundimtare. Janë akuzuar dhe hetuar vetëm disa nga të përfshirët. Historia u rikthye sepse mbeti pa autor vrasja e Aleks...