Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Spiropali në Bruksel: Ballkani Perëndimor, potencial mundësish për vetë BE-në
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali po merr pjesë në darkën e përbashkët mes ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian dhe ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të presidentes së Komisionit Europian dhe Kryediplomates Europiane, Kaja Kallas. Në darkën e thirrur nga Kallas do të diskutohen çështjet me interes të përbashkët për rajonin dhe Bashkimin Europian. Spiropali publikoi pamjet e mikpritjes në Bruksel përpara darkës, nga kryediplomatja Kallas dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos. Ministrja shkruan se në fokus të darkës është e “ardhmja e përbashkët ku rajoni nuk do të jetë barrë, por vlerë, potencial e horizont mundësish për vetë Unionin”.