Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Lumi bllokon rrugët dhe shemb urat/ Kërkohet ndërhyrje në Devoll
Pamjet që shikoni vijnë nga fshati Dobranj në Devoll, ku lumi i zonës ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur urën, rrugën si edhe tokat e kultivuara. Siç shihet edhe nga pamjet, rruga që përdoret për qarkullimin e automjeteve është mbuluar plotësisht nga uji. Sipas raportimeve, situata paraqitet problematike edhe në disa fshatra më në veri të Devollit, përfshirë Çetën dhe Vidohovën, ku rrjedha e fuqishme e ujit ka shembur urat, duke i lënë banorët totalisht të izoluar. Këta të fundit i bëjnë thirrje autoriteteve kompetente të ndërhyjnë sa më shpejt, pasi situata ka dalë jashtë çdo parashikimi.