Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Shqipëria në prag të krizës/ Muçollari: Paratë e pista po shkatërrojnë ekonominë vendase
Diskutimi i buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm në Parlament është shndërruar në një arenë ku korrupsioni zë vendin qendror, duke lënë në hije vetë dokumentin më të rëndësishëm financiar të vendit. Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari, në një intervistë në Syri TV, tha se Shqipëria ndodhet në pragun e një krize të thellë financiare dhe ekonomike, e ushqyer nga një ekonomi e deformuar prej parave me origjinë të dyshimtë, një realitet që buxheti i propozuar nga qeveria jo vetëm që nuk e adreson, por duket se e injoron plotësisht. Në një analizë të thelluar, ai theksoi se buxheti aktual është tërësisht i shkëputur nga realiteti i qytetarëve. Ai nuk parashikon rritje domethënëse për sektorë jetikë si arsimi dhe shëndetësia dhe nuk...