Shqipëria në BE deri në 2030? Gledis Gjipali zbulon sa realist është ky premtim

Shqipëria në BE deri në 2030? Gledis Gjipali zbulon sa realist është ky premtim

Shqipëria ka hapur ditën e djeshme (14 prill) në Luksemburg gurp-kapitujt e dytë me Bashkimin Europian. Shefja e politikës së jashtme Kaja Kallas nënvizoi progresin që Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë në veçanti. Ndërkohë, kryeministri Rama nënvizoi se Shqipëria angazhohet që brenda vitit 2027-të të ketë hapur të gjithë grup-kapitujt dhe t’i ketë mbyllur ato. Por, për të treguar më shumë rreth hapjes së grup-kapitujve të dytë, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me moderatorin Aleksandër Furxhi ishte drejtuesi i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, Gledis Gjipali. Gjipali tha se ky grup kapitujsh është i rëndësishëm, pasi ka të bëjë me tregun, biznesin, shërbimet dhe mallrat. Ai theksoi se mbetet në dorën e BE-së dhe janë 27...