Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Qeveria ‘hap thesin’, ja ku do të shkojnë 8.9 miliardë euro në 2026
Buxheti i vitit 2026 është më i larti i akorduar ndonjëherë. Referuar drafti, të ardhurat buxhetore të cilat bazohen në përmirësimin e administrimit fiskal dhe minimizimin e informalitetit në ekonomi programohen në rreth 8.5 miliardë euro dhe shpenzimet buxhetore në rreth 8.9 miliardë euro ose rreth 31.9% e PBB duke rezultuar rreth 550 milionë euro më shumë se plani i rishikuar i vitit 2025. Ndërsa deficiti qëndron në 2.3 % PBB, në të njëjtin nivel të pritshëm për 2025. Një fokus të veçantë në buxhet kanë politikat sociale. Qeveria parashikon për vitin 2026 një rritje të ndjeshme të shpenzimeve sociale. Konkretisht 100 milionë euro do të destinohen për rritjen e pensioneve sipas skemës së re, ndërsa 135 milionë euro do të shkojnë për rimbursimin e...