Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Dhëmbët e foshnjave të nënave të stresuara bien me shpejt
Fëmijët kanë 20 dhëmbë qumështi, të cilët ndihmojnë për përtypjen, të folurin dhe mbajnë hapësirën për dhëmbët e përhershëm. Këta dhëmbë fillojnë të zhvillohen që në bark, rreth javës së gjashtë të shtatzënisë, dhe dalin nga mosha 6 muajshe deri në 3 vjeç. Koha e daljes ndryshon shumë nga fëmija në fëmijë, për shkak të gjenetikës, vendit ku jeton dhe shëndetit të përgjithshëm. Një studim i ri nga SHBA tregon se një faktor tjetër ndikon në daljen më të shpejtë të dhëmbëve: stresi i nënës gjatë shtatzënisë. Studimi u botua në Frontiers in Oral Health. Dr. Ying Meng nga Universiteti i Rochesterit thotë se nivelet e larta të hormonit të stresit, kortizolit, në fund të shtatzënisë lidhen me daljen më të hershme të dhëmbëve të...