“Je mësuar te Shtëpia e Fëmijës ti!”, Shoqata e Jetimëve reagon ndaj Mziut: Kërko ndjesë publike

“Je mësuar te Shtëpia e Fëmijës ti!”, Shoqata e Jetimëve reagon ndaj Mziut: Kërko ndjesë publike

Debati i ashpër në një studio televizive mes zyrtarit socialist Alfred Muharremi dhe deputetit demokrat Xhelal Mziu, ka sjellë reagimin e Shoqatës Kombëtare të Jetimëve të Shqipërisë. Në një postim në rrjetet sociale,  Shoqata e Jetimëve shpreh shqetësimin për gjuhën fyese dhe denigruese të përdorur për jetimët. “Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë ka ndjekur me shqetësim të madh gjuhën e përdorur nga një person i zgjedhur nga vota e Popullit Shqiptar (pjesë e së cilës janë edhe kategoria e Fëmijëve Jetimë të rritur në rezidenca sociale apo në familje) në një debat televiziv. Është e palejueshme, aspak etike dhe e papajtueshme bullizimi, gjuha fyese dhe denigruese për Institucionin ku kanë jetuar Fëmijë Jetimë të braktisur apo që fati ka bërë të jenë pjesë e...