Akuza e SPAK, Balluku: Nuk flas kurrë për çështjen nën hetim, mbështes drejtësinë e reformuar

Akuza e SPAK, Balluku: Nuk flas kurrë për çështjen nën hetim, mbështes drejtësinë e reformuar

Zv.kryeministrja, njëherësh Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku ka komentuar nga Kuvendi hetimin e nisur për të nga SPAK në lidhje me Tunelin e Llogarasë. Balluku deklaroi se nuk do të prononcohet asnjëherë për çështje të cilat janë në hetim, ndërsa shtoi se drejtësia e re e dalë nga reforma, po kryen misionin e saj. Ajo kundërshtoi kategorikisht të ndalej në sulmet e opozitës kundrejt saj. Balluku theksoi se Partia Socialiste mbështet plotësisht reformën në drejtësi. “Dua të them disa fjalë që ia kam borxh mijëra qytetarëve. Jo për të kompensuar baltën, aludimet, gjysmë të vërtetat apo gënjeshtrat e thëna me bollëk. Por për detyrimin që kam ndaj kujtdo. Nuk do dëgjoni kurrë nga unë, akuza sharje e as kërcënime për drejtësinë e re, edhe...