Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Tentoi të grabiste një shtetase gjatë natës, pranga 30-vjeçarit në Tiranë
Një 30-vjeçar është arrestuar pasi tentoi t’i vidhte me dhunë sendet personale një shtetaseje, duke përfituar nga errësira Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Darkness”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi: – N. H., 30 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore rezulton se më datë 18.11.2025, ky shtetas ka tentuar ti vjedhi me dhunë sendet personale një shtetaseje. Gjithashtu, dyshohet se më datë 09.11.2025, nëpërmjet ushtrimit të dhunës, i ka vjedhur një shumë parash një 54-vjeçari. Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjeve të kryera...