Kosova përfshihet nga përmbytjet masive/ Ferizaj nën ujë, makina të mbuluara, dhe rrugë të bllokuara, ja si paraqitet..

Kosova përfshihet nga përmbytjet masive/ Ferizaj nën ujë, makina të mbuluara, dhe rrugë të bllokuara, ja si paraqitet..

Në disa qytete të Kosovës janë regjistruar përmbytje si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë dy ditëve të fundit. Komuna e Shtimes ka shpallur gjendje emergjente pas vërshimit të disa fshatrave, ndërsa situata e rënduar është raportuar edhe në Prishtinë, Ferizaj, Podujevë, Fushë-Kosovë, Gjilan dhe Ranillug. Pamjet nga Ferizaji tregojnë makina të mbuluara nga uji. “Mbrëmë deri në orët e mesnatës kemi qenë në terren me të gjitha strukturat lokale, ekipet e zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës. Për shkak të reshjeve të vazhdueshme, shtrati i lumit ka vërshuar në disa fshatra të rrafshit, e në këtë rast është shpallur gjendje emergjente. Gjendja aktuale është e stabilizuar dhe që nga mëngjesi ekipet tona po punojnë pa ndalur për të vlerësuar dëmet, për të ndërhyrë...