Tritoli për gjobvënie ndaj restorantit në Kamëz/ Gjykata liron ish-policin Jeton Lami

Tritoli për gjobvënie ndaj restorantit në Kamëz/ Gjykata liron ish-policin Jeton Lami

Gjykata penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit për tre të arrestuarit për tritolin ndaj një biznesi në Kamëz. Gazetarja Anila Hoxha raporton se togat e zeza kanë caktuar masat e sigurimit arrest në burg për Flogert Mezhikën, ndërsa Jeton Lami dhe Florin Domi arrest në shtëpi. Ata para gjykatës nuk kanë folur, por janë mbrojtur nga avokatët e tyre. Domi ka ofruar edhe garanci pasurore, prej 6 milion lekesh të vjetra, që në rast se shuma depozitohet do t’i ndryshoj masa e sigurisë për shkak të rrethanave familjare. Top Channel