Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rama: Kemi nivel më të ulët rreziku për varfëri se Serbia, Mali i Zi, Bullgaria e Turqia
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit deklaroi se pr.buxheti i vitit 2026, është historik. Ai u ndal te të dhënat e publikuara nga Eurostat dhe Banka e Shqipërisë në raport me varfërinë, të ardhurat, dhe ndryshimin e peshës së ushqimit në buxhetin e familjeve shqiptare. Kreu i qeverisë deklaroi se sipas Eurostat, Shqipëria ka nivel më të ulët rreziku për varfëri se Serbia, Mali i Zi, Bullgaria e Turqia. “Varfëria dhe të ardhurat, pikërisht këtu, tek raporti me varfërinë qëndron dhe arsyeja pse jemi në mandatin e 4-të. Shqipëria është më pranë mesatares së BE-së në këtë aspekt”, deklaroi Rama. Ky i fundit theksoi më tej se duke iu referuar Bankës së Shqipërisë, të ardhurat e disponueshme reale të familjeve...