Filma të shkurtë nga Gjilani vijnë në Kino Armata

Filma të shkurtë nga Gjilani vijnë në Kino Armata

Programi i filmave të shkurtë të Kino Armatës nis me dy filma nga Gjilani: “Sinkopa” nga Drilon Kurti, dhe “Dogme 666” nga Donart Zymberi, më 19 nëntor nga ora 19:00. “Sinkopa” Një grua që kthehet në shtëpi, në rutinën e saj të përditshme dhe jetën e vetmuar, fillon të humbasë në ëndrra me sy hapur. Përmes imazheve rrjedhëse dhe një estetike filmash shtëpiakë, frikërat e saj të brendshme shfaqen në ekran. Regjisori i filmit, Drilon Kurti ka lindur në Prishtinë, Kosovë (1999) dhe rritur në Bresalc të Gjilanit. “Dogme 666” Një vrasës serial dhe një regjisor punojnë së bashku në një film, derisa problemet dalin në shesh gjatë xhirimit dhe idetë e ndryshme shkaktojnë konflikt midis të dyve. Regjisori i këtij filmi, Donart Zymberi ka...