Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Rama në Foltore, deputetët e opozitës i kthejnë kurrizin, kryeministri: Më mirë shpina se fytyra juaj
Kryeministri i vendit Edi Rama ditën e sotme ishte i pranishëm në Kuvend ku për dy ditë do të diskutohet paketa fiskale dhe projektbuxheti i vitit 2026, dokumentet më të rëndësishme financiare të vitit. Teksa shefi i qeverisë po shkonte drejt foltores për të nisur me prezantimin e projektbuxhetit, opozita i ktheu kurrizin. Rama: Dhe të ankoheni për ligjin dhe të më ktheni kurrizin sikur nuk shkon. Por më mirë shpina se fytyra juaj. Jam i prekur ng konstatimi i zotit Noka i cili akuzoi Peleshin për besnikëri të tepruar ndaj kryetarit të partisë, ndërkohë që Noka e ka besnikërinë ndaj kryetarit të partisë monopol. Unë do ta quaja Besnik Flamur Noka. Niko është larg teje. U ngacmova edhe nga një deputet tjetër. Isha në...