Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Buxheti 2026, Gonxhja: Prioritetet strategjike pasqyrojnë angazhimin për zhvillim afatgjatë dhe rritje të ndikimit…
Buxheti total i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit për vitin e ardhshëm parashikohet në 7,4 miliardë lekë, një rritje prej 20 për qind krahasuar me vitin 2025. Ministri Blendi Gonxhja shprehet se projektbuxheti 2026 për Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit paraqet një vizion të qartë për forcimin e turizmit të qëndrueshëm, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe rritjen e kapaciteteve krijuese e sportive në vend. “Prioritetet strategjike pasqyrojnë angazhimin për zhvillim afatgjatë dhe rritje të ndikimit kulturor, ekonomik dhe social”, shprehet Blendi Gonxhja ministër i MTKS-së në një postim në rrjete sociale. Ministri Bendi Gonxhja bën me dije se 7.4 miliardë lekë buxhet total për MTKS (+20 për qind ) krahasuar me 2025, ku 4.95 mld lekë Kultura , 67 për qind e fondeve...