Piktura e rrallë e Gustav Klimt bëhet vepra më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand, çmimi i pabesueshëm

Piktura e rrallë e Gustav Klimt bëhet vepra më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand, çmimi i pabesueshëm

Një pikturë e rrallë e mjeshtrit austriak Gustav Klimt ka thyer çdo rekord këtë javë, duke u shitur për mbi 200 milionë dollarë dhe u shpall vepra moderne më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand. Piktura “Portreti i Elisabeth Lederer” u shit për 236.4 milionë dollarë, duke shkaktuar duartrokitje e habi gjatë një gare 20-minutëshe mes blerësve. Kjo është vepra më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s në nivel global. Portreti i vajzës së një prej familjeve më të rëndësishme patrone të Klimt u shpëtua rastësisht nga shkatërrimi gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi u nda nga disa vepra të tjera të artistit që u dogjën në kështjellën Immendorf të Austrisë. Për këtë arsye, vepra konsiderohet një nga pak mundësitë...