Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Kërkojmë të vijë Veliaj në mbledhje të premten
Këshilli Bashkiak i Tiranës, i ka bërë një kërkesë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku kërkon praninë fizike të kryebashkiakut Veliaj në mbledhjen e së premtes. Kërkesa, e cila i drejtohet Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, argumenton se pjesëmarrja e kryebashkiakut është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, në bazë të Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”. Në dokumentin e publikuar nga “Euronews Albania” theksohet: Neni 58, pika 4 i jep Kryetarit të Bashkisë të drejtën të marrë pjesë dhe të raportojë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Neni 60 përcakton bashkëpunimin e detyrueshëm midis Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak për çështjet e interesit publik. Duke iu referuar këtyre detyrimeve ligjore, Këshilli Bashkiak...