Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot
Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët ndërsa reshjet e shiut priten të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa lokalisht në veriperëndim e jugperëndim reshjet e shiut hera-herës me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Në majat e maleve në verilindje dhe në zonën e Alpeve do të ketë reshje bore me intensitet të ulët. Top Channel