Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK dhe Burgjeve: Erion Veliaj duhet të marrë pjesë në mbledhje

Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK dhe Burgjeve: Erion Veliaj duhet të marrë pjesë në mbledhje

Këshilli Bashkiak i Tiranës që votoi shkarkimin e Erion Veliajt, sot kërkon nga SPAK dhe Drejtoria e Burgjeve që të lejojë kryebashkiakun të marrë pjesë në mbledhjen e ardhshme që do të zhvillohet të premten e kësaj jave, 21 nëntor 2025. Në kërkesën e firmosur nga anëtarët socialistë, thuhet se pjesëmarrja e Veliajt është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore. Veliaj ndodhet i paraburgosur në burgun e Durrësit. Kërkesa e Këshillit Bashkiak drejtuar SPAK dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve: Të nderuar përfaqësues të institucioneve, Këshilli Bashkiak i Tiranës, në zbatim të detyrimeve të tij ligjore dhe me qëllim garantimin e funksionimit të rregullt institucional,...