Skuadra nuk arriti të kualifikohet në Kupën e Botës, habit trajneri: Na bërën magji në fushë

Skuadra nuk arriti të kualifikohet në Kupën e Botës, habit trajneri: Na bërën magji në fushë

Nigeria e Viktor Osimhen & Co nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, pasi u mund 4-3 me penallti nga Republika Demokratike e Kongos në Rabat.SDGFDPas përfundimit të sfidës, trajneri i Nigerisë, Erik Chelle, e ka akuzuar skuadrën e Republikës Demokratike të Kongos sikur ka bërë magji të zezë gjatë gjuajtjeve të penalltive. “Gjatë gjuajtjeve të penalltive, një anëtar i stafit të Kongos bënte rite vudu (magji e zezë). Çdo herë… Çdo herë. Kjo është arsyeja pse isha pak nervoz pas tij,” u tha Chelle gazetarëve. Kur u pyet se çfarë pa, Chelle tundi krahun e djathtë, por nuk mundi të konfirmonte specifikat e pretendimit të tij. “Diçka e tillë (duke tundur krahun). E dini, nuk e di nëse është ujë apo...