Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Mbledhja e radhës, Këshilli Bashkiak kërkesë SPAK: Veliaj duhet të paraqitet këtë të premte
Euronews Albania ka siguruar një shkresë zyrtare, drejtuar institucioneve përgjegjëse, ku kërkohet mundësimi i pjesëmarrjes fizike të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak këtë të premte, më 21 nëntor 2025, në orën 10:00. Kërkesa, e cila i drejtohet Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, argumenton se pjesëmarrja e kryebashkiakut është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, në bazë të Ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”. Në dokument theksohet: Neni 58, pika 4 i jep Kryetarit të Bashkisë të drejtën të marrë pjesë dhe të raportojë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Neni 60 përcakton bashkëpunimin e detyrueshëm midis Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak për çështjet e interesit...