Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Mungoi në protestën e PD, Alimehmeti zbulon arsyet: Këshilli Kombëtar nuk ka diskutuar asgjë lidhur me…
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka shpjeguar arsyet e mungesës së tij në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë nga PD pasditen e së hënës. Në një emision televiziv, Alimehmeti sqaroi se Këshilli Kombëtar nuk është thirrur dhe nuk është konsultuar për këtë nismë. Ai theksoi se aktiviteti i së martës nuk kishte karakter proteste. “U la një mundësi për të folur deputetët që me sa duket kanë vështirësi të mëdha brenda Parlamentit. Nuk mund të quhet protestë”, tha ai. Sipas tij, formati i foltores pritet të zhvillohet çdo javë dhe nuk përbën një reagim të mirëfilltë politik. Alimehmeti nënvizoi se Këshilli Kombëtar nuk ka diskutuar asgjë lidhur me aksionin dhe se informacioni i ardhur tek anëtarët e tij ishte se bëhej...