Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Jeton Lami sërish në pranga për gjobvënie”, Hoxha zbulon detajet: Çfarë më tha babai i Ervis Martinajt për rolin e tij
Jeton Lami, efektivi i policisë që ishte personi i fundit që ka shoqëruar Ervis Martinajn, ra sësish në prangat e policisë të dielën, pas vendosjes së një sasie tritoli në një biznes në zonën e Kamzës. Lami, së bashku me disa të afërm të tij, dyshohen për gjobvënie ndaj pronarëve të restorantit, ku mëngjesin e të shtunës shpërtheu një sasi e konsiderueshme tritoli. Gazetari Artan Hoxha u shpreh se Jeton Lami ishte personi i fundit që është parë në shoqërinë e Martinajt para zhdukjes, dhe zbuloi dhe qëndrimin që ka pasur familja e ish-bosit të lojërave të fatit, në raport me efektivin e policisë. Hoxha deklaroi në Euronews, se ka qenë tek familja e Ervis Martinaj në Fushkuqe, 10 ditë pasi ky i fundit ishte...