“Miliardat e eurove kalojnë në trafika, s’i sheh njeri”/ Reagon ashpër Teliti: Paratë e pista, hidhen në sektorin e…

“Miliardat e eurove kalojnë në trafika, s’i sheh njeri”/ Reagon ashpër Teliti: Paratë e pista, hidhen në sektorin e…

Nënkryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti akuzoi institucionet se po ushtrojnë kontroll maksimal mbi qytetarët për shkelje minimale, ndërsa injorojnë trafiqet, ndërtimet e dyshimta dhe qarkullimin e miliardave jashtë çdo mekanizmi verifikimi. I ftuar në një studio televizive, Teliti theksoi se kapja e shtetit ka krijuar një mekanizëm “kuazi kriminal”, ku policia, tatimet dhe inspektoratet mobilizohen menjëherë për gjoba ndaj qytetarëve apo bizneseve të vogla, por mbeten të verbër përballë ndërtimeve të mëdha, pastrimit të parave dhe investimeve të dyshimta që sipas tij tejkalojnë buxhetin vjetor të shtetit. Ai vuri në dukje se partneriteti i qeverisë me aktorë që duhet të ishin kundërpeshë në luftën kundër krimit ekonomik ka krijuar një realitet ku pasuria e paligjshme shndërrohet lirshëm në projekte ndërtimi, pa asnjë...