Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Ka penguar hetimet për 21 janarin dhe ka fshirë serverat”/ Berisha të mërkurën në SPAK, analisti plas akuzat hapur
Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të japë llogari për veprimet e tij në lidhje me 21 janarin, një ngjarje e rëndë, të cilën edhe Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar si “krim shtetëror”. Sipas Mërtirit, Berisha “ka frikë nga kjo çështje”, pasi ajo mund ta rëndojë ndjeshëm politikisht dhe ligjërisht atë. Ai theksoi se ka shumë elementë për të cilët Berisha nuk ka dhënë shpjegime, ndërsa vuri theksin te pengimi i punës së prokurorisë. Mërtiri shtoi se organet e drejtësisë duhet të vijojnë hetimet deri në fund për të zbardhur çdo rrethanë të çështjes, ndërsa theksoi se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. “Berisha ka frikë për këtë çështje, sepse me sa duket...