Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Regjimi i Edi Ramës dhe Rilindjes, ka kapur shtetin”/ Reagon ashpër Nesho: Shans i humbur për popullin shqiptar
Në një intervistë televizive, ambasadori Agim Nesho bëri një analizë të gjerë gjeopolitike mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin europian, duke theksuar se rajoni duhet të bëhet pjesë integrale e Bashkimit Europian për të shmangur ndikimet e fuqive të jashtme dhe destabilizimin politik e ekonomik. Nesho argumentoi se Shqipëria është ende shumë larg standardeve europiane për shkak të, sipas tij, kapjes së shtetit, mosfunksionimit të institucioneve, bashkëpunimit me krimin e organizuar, mungesës së lirisë së medias dhe tendencave autokratike të qeverisjes. Ai kritikoi gjithashtu burokracinë e Brukselit për tolerimin e një “spektakli suksesi” që, sipas tij, nuk përputhet me realitetin në vend, duke paralajmëruar se kjo qasje rrezikon të kthehet në një shans të humbur për shqiptarët dhe për procesin e integrimit europian....